Categories: LajmeEkonomi

Energjia e rinovueshme, “Europa Today”: Shqipëria ka përmbushur direktivat e BE-së

Ecuria e Shqipërisë në sektorin energjetik, duke u bazuar plotësisht në burimet e rinovueshme të energjisë elektrike, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. “Europa Today”, e krahason Shqipërinë me Suedinë. Ajo thekson faktin se vendi ballkanik është tashmë pothuajse në përputhje me objektivin e energjisë së rinovueshme që Brukseli ka vendosur për vitin 2030.

“Shqipëria nuk është ende një vend i Bashkimit Evropian, por mund të mburret se është tashmë në përputhje me objektivin e energjisë së rinovueshme që Brukseli ka vendosur për vitin 2030. Dhe për të cilin shumica e shteteve anëtare aktuale janë duke luftuar, përfshirë Italinë. Po, sepse nëse BE parashikon një pjesë të energjisë së konsumuar nga burimet e rinovueshme prej 42.5% deri në fund të dekadës, Tirana sot është 44%. Një përqindje që e afron me kampionët skandinavë, shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe më shumë se dyfishi i Italisë”, shkruan  prestigjiozia italiane.

Shkrimi i referohet të dhënave të Eurostat për vitin 2022, sipas të  cilave Shqipëria renditet pas tre vendeve Skandinave sa i takon prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme. 17 nga 27 vendet anëtare të BE-së raportuan përqindje më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Shqipëria e ka të bazuar të gjithë prodhimin e saj të energjisë nga burimet e rinovueshme, por koefiçenti 44%, të cilit i referohet media italiane, sipas Besjan Kadiut, Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Energjisë në MIE, është pjesa që ky prodhim i energjisë elektrike zë në konsumin total të energjisë në Shqipëri.

Në fillim të kësaj jave Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi hapjen e ankandit hibrid për fotovoltaikët, një tjetër hap sa i takon rritjes së prodhimit duke u bazuar tek energjia e rinovueshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama me përfaqësuesen e TikTok: Vendosëm piketa bashkëpunimi për të siguruar rihapjen e platformës

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të martë (21 janar) me përfaqësuesen e platformës sociale…

10 minutes ago

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare do të nisë edicionin kualifikues për Kupën e Botës 2026 më 21 mars…

46 minutes ago

Zjarri në Turqi, rëndohet bilanci-66 persona humbin jetën, plagosen 51 të tjerë

66 persona kanë humbur jetën dhe 51 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga zjarri…

49 minutes ago

105 vjet nga Kongresi i Lushnjes, Begaj: Shpëtoi vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja

Presidenti Bajram Begaj, përkujtoi sot Kongresin e Lushnjes, një nga ngjarjet e mëdha të historisë…

52 minutes ago

Padia për shpifje ndaj Gazmend Bardhit, avokati i ish-drejtorit të Policisë Shkodër: Duam dënimin e tij

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) u zhvillua të martën një seancë për padinë…

54 minutes ago

Trump shpalli terroriste, kartelet e drogës- Berisha: Mbështetje për shqiptarët që përjetojnë neodiktaturën e Ramës

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se opozita është e zotuar të bashkëpunojë me Partinë Republikane amerikane…

56 minutes ago

This website uses cookies.