Një ditë pas publikimit të lajmit për dorëheqjen e trajnerit Damian Bekteshi nga drejtimi i skuadrës së basketbolllit për meshkuj, Klubi i Basketbollit Vllaznia ka dalur më një njoftim ku ka emëruar trajnerin e ri. Eni Llazani do të marrë drejtimin e kuqebluve të koshit
Një emër i njohur për tifozët shkodranë, Llazani është një ish-lojtar i spikatur i Vllaznisë dhe fitues i kampionatit kombëtar si pjesë e ekipit tonë.
Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme si lojtar, ai ka fituar përvojë të rëndësishme si trajner, duke drejtuar ekipin e Kamzës në vitet e fundit. Tani, Eni Llazani rikthehet në Shkodër për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave të saj.
Në njoftim, KB Vllaznia shkruan se “besimi ynë tek përkushtimi, pasioni dhe vizioni i tij është i plotë, dhe jemi të sigurt që së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë traditën e lavdishme të Vllaznisë”
Vllaznia e baskebollit nuk ndodhet në një moment të mirë tani në kampionat, ndërsa pritet që gjërat të ndryshojnë me ardhjen e trajnerit të ri, Eni Llazani.
Pak minuta më parë UEFA ka vendosur edhe kryesorin e finales së madhe të Mynihut…
Zhorzh Mendez nuk ka dyshime për lojtarin më të mirë të sezonit që po mbyllet.…
Arbitri i njohur, Szymon Marciniak së bashku me dy asistentët Bartosz Heinig dhe Marek Arys,…
Në Bazel të Zvicrës është ndezur zyrtarisht atmosfera e Eurovision 2025. Ceremonia e hapjes dhe…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka ftuar papa Leonen XIV të vizitojë vendin, pas telefonatës…
Misioni i OSBE-ODHIR, në një raport mbi zgjedhjet që u mbajtën në vend, e vlerësoi…
This website uses cookies.