Enkileda Carja, kampione Evrope

Peshëngritjsa e Teutës, Enkileda Carja, shkëlqen në Kampionatin Europian, që po zhvillohet në Selanik të Greqisë, duke marr medalje ari. Sportistja e talentuar shqiptare mori medalje ari në stilin e shkëputjes, pasi ngriti 86 kg, ndërsa në shtytje doli e katërta me 104 kg.
Ndërkohë në dygarësh Enkileda Carja, mori medalje argjendi, pasi ngriti në total 190 kg. Një arritje historike për shtangisten Enkileda Carja, dhe trajneren e saj Eglantina Kalemi.