Categories: AktualitetLajme

Epoka e Re e Arsimit Profesional, Rama: Nxënësit do bëjnë shkollën te sipërmarrjet

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte (19 korrik) Arsimin Profesional Dual, një sistem arsimor me bazë punën në biznes në mbështetje të sektorëve prioritarë ekonomikë, bazuar në modelet më të mira të vendeve të zhvilluara si Zvicra dhe Gjermania, i cili do të fillojë të implementohet nga ky vit.

Në fjalën e tij me sipërmarrjet dhe partnerët ndërkombëtarë, kreu i qeverisë sqaroi se nuk bëhet fjalë për të sjellë pranë sipërmarrjeve disa vajza e djem në moshë të re që të përdoren si shërbëtorë në mjediset e punës, por për të sjellë pranë sipërmarrjeve nxënës, të cilët gjatë kohës së qëndrimit në këto sipërmarrje duhet të bëjnë shkollën dhe të trajtohen me maksimumin e kujdesit duke ndaluar rreptësisht abuzimin me ta.

Një nga problemet më të nxehta që ka ardhur në këtë fazë të re zhvillimi, që është kapitali njerëzor dhe domosdoshmëria për ta ruajtur kapitalin njerëzor ekzistues dhe për ta rritur këtë fuqi  në ekonominë tonë.

Sot, pa asnjë diskutim industrinë e turizmit në Shqipëri ka vende pune me gatishmërinë për të paguar njësoj si në vendet rreth e rrotull.

Problemi është aftësia. Përtej paragjykimeve, keqinformimit që pengon njerëz që nga vendi ynë kanë shkuar në Greqi, që punojnë në sektorin e turizmit në Greqi dhe po të kthehen dhe angazhohen në turizmin në Shqipëri në fund të muajit do kenë bilanc të ardhurash më pozitiv.

Ndërkohë arsimi profesional ka bërë hapa të rëndësishëm por sot është në nevojën për të bërë një hap të madh përpara, që është pikërisht dualizimi i arsimit profesional duke spostuar në fushën ku zhvillohet veprimtaria ekonomike në mjedisin sipërmarrës pjesën kryesore të ditëve të shkollës.

Kjo është pika kyçe e këtij procesi dhe shqetësimit të ekspertëve të kësaj fushe që na kanë ndihmuar, asistuar për të ndërtuar këtë skemë të re. Nuk bëhet fjalë për t’i sjellë sipërmarrjeve disa vajza e djem në moshë të re që të përdoren si shërbëtorë në mjediset e punës, por për të sjellë pranë sipërmarrjeve nxënës, të cilët gjatë kohës së qëndrimit në këto sipërmarrje duhet të bëjnë shkollën dhe të trajtohen me maksimumin e kujdesit duke ndaluar rreptësisht abuzimin me ta.

Abuzim do të thotë ti marrësh nga procesi mësimor e ti fusësh në punë, ndërkohë që ata po përgatiten të futen në punë, por s’janë aty për të bërë punë që vinë nga nevoja e sipërmarrjes përkatëse dhe nevoja për burime njerëzore që ka sipërmarrja përkatëse”, tha Rama.

Kreu i qeverisë sqaroi se Fondi kombëtar i Arsimit do të jetë publik, ndërsa shtoi se nevojitet një ambient i dedikuar për nxënësit.

“Fondi do të shërbejë edhe për të nxitur kompanitë e mesme dhe të vogla që të përfshihen në skemat e arsimit profesional dual. Në mjedisin e sipërmarrjes duhet krijuar mjedisi i shkollës. Nxënësi duhet të ketë një mjedis të dedikuar. Kjo gjë nuk mund t’i kërkohet hoteleve ekzistuese, por do të duhet të përfshihen. Në të gjitha proceset e reja që do lidhen lejet e ndërtimit, do fusim komponentin e hapësirës për arsimin dual dhe për zhvillimin profesional”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Koçiu: Ndërhyrje e rrallë tek pacientja 24-vjeçare me pajisje të avancuara tek Neurokirurgjia

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…

1 hour ago

Prezantohet risia në e-Albania. Njihuni me Diellën, ndihmësen virtuale zadrimore

Kryeministrit Edi Rama ka prezantuar nëpërmjet “Facebook”, asistenten virtuale që do të asistojë qytetarët gjatë…

2 hours ago

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 days ago

This website uses cookies.