Ramadan Sokoli muzikant, kompozitor, shkrimtar dhe etnomuzikologu i parë shqiptar i cili veçohet si njëri prej studiuesve më të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe ballkanike, ka ardhur me veprën e tij të përmbledhur në një mënyrë krejt të veçantë e titulluar Epos pianistik, luajtur mjeshtërisht nga pianistia, Ardita Bufaj.
Në një mbrëmje të veçantë kushtuar kompozitorit Ramadan Sokoli personalitetet të artit kanë folur për vlerat që ai solli në muzikën shqiptare.
Gjatë gjithë jetës së tij, Ramadan Sokoli u mor pa ndërprerje me studime në lëmin e muzikologjisë dhe folklorit, duke arritur të bëhet një nga personalitetet kryesore dhe të vetmit në këtë fushë.
Në Liceun Artistik, Ramadani ka dhënë një sërë lëndësh të ndryshme si flaut, folklor muzikorë, harmoni, histori muzike, teori solfezhi, muzikë dhome etj.
Me nismën e tij u përfshi në programin mësimor të shkollave të mesme dhe lënda e folklorit muzikor për të cilat ai hartoi tekstet përkatëse, të cilat studiohen akoma dhe sot.
Në këtë lëndë, ai ka dhënë mësim dhe në Institutin e Lartë të Arteve për 10 vjet me radhë duke përgatitur dhe laboratorë përkatës tepër të pasur me instrumente të larmishme.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.