Era e fortë dëmton serat në Kosmaç – Sipas fermerëve, dëmet shkojnë në disa miliona lekë

Erërat  e forta kanë shkatërruar disa sera në zonën fushore të Shkodrës.

Më i prekuri është fshati Kosmaç, ndërsa për banorët e kësaj zone, dëmet financiare janë të konsiderueshme.

Kosmaçi është një nga zonat e Nënshkodrës me sipërfaqen më të madhe të serave.

Kjo është mënyra e vetme që ata të nxjerrin të ardhurat.

 Serat janë një nga aktivitetet kryesore bujqësore, duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik të zonës.

 Ky fshat njihet kryesisht për prodhimin e sallatës dhe spinaqit. Këto produkte shpesh tregtohen në tregjet lokale dhe më gjërë.

Jashtë cameras, fermerët theksojnë së dëmet shkojnë në disa miliona lekë dhe ndërtimi i serave, gjithashtu është bërë me kredi, gjë e cila thellon problemet për ta.

Kosmaçi numëron rreth 84 hektarë sera duke e bërë një nga zonat më të rëndësishme të prodhimit të produkteve bujqësore, sidomos për veriun e vendit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.