“Erdha të them se jam mirë” – Bona Mulaj promovoi vëllimin poetik në Bibliotekën “Marin Barleti”

“Erdha të them se jam mirë”, me këtë titull erdhi para lexuesve poetja Bona Mulaj në librin e saj më të ri.

Takimi promovues u zhvillua në një nga sallat e Bibliotekës publike “Marin Barleti”. Autorja e trajton dashurinë jo vetëm si përvojë personale, por edhe si një fenomen me dimension të pasur kulturor e shpirtëror. Ajo ia dedikon librin dy bijve të saj.

Ky libër e sjell Bonën në një dimension tjetër, shprehen disa nga të ftuarit e këtij takimi.

Muzika pasuroi këtë takim letrar, teksa zëri i këngëtares Savjana Vjerdha dhe tingujt e Markelian Kapidanit shoqëruan aktivitetin së bashku me interpretimet poetike nga pjesëmarrësit.

Bona Mulaj është jo vetëm një poete e spikatur, por edhe një aktiviste në mbrojtje të të drejtave të grave në shoqërinë shqiptare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.