Erdoan viziton sot Gjermaninë

Erdoan

Erdoan

Preisdenti turk Rexhep Taip Erdoan pritet të  zhvillojë këtë të premte një vizitë të shkurtër në Gjermani, ndërsa qëndrimet e dy vendeve për luftën mes Izraelit dhe Hamasit janë krejt të kundërta. Në Berlin, Erdoan do të takohet me kancelarin Olaf Sholz dhe presidentin Frank-Ëalter Steinmeier.

Turqia shihet si një partner i vështirë por edhe thelbësor i Gjermanisë, vend në të cilin banojnë më shumë se 3 milionë persona me origjinë turke. Ajo është vend anëtar i NATO-s që ka një rol të rëndësishëm në përpjekjet për të kontrolluar fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve që duan të shkojnë në Evropë, por gjithashtu gjatë viteve të fundit me Gjermaninë ka pasur tensione për një sërë çështjesh.

Gjermania është një aleate e izraelit dhe kundërshton thirrjet për armëpushim në Gaza, ndërsa gjithashtu është përfshirë në përpjekjet për të dërguar ndihma për civilët në enklavë dhe ka bërë thirrje për pauza për arsye humanitare në konfliktin që vijon. 

Erdogan ndërkohë ka ashpërsuar qëndrimin ndaj izraelit. Të mërkurën ai e quajti atë shtet terrorist që synim ka rrafshimin e gazës dhe banorëve të saj. Militantët e Hamas I ka përshkruar si luftëtarë të rezistencës që po përpiqen të mbrojnë tokat dhe popullin e tyre. Hamas ndërkohë është shpallur organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA dhe BE.

Komente të tilla nuk janë pritur mirë nga politika gjermane. I pyetur për këto deklarata, Sholz nuk përmendi në mënyrë të drejtpërdrejtë emrin e Erdogan por tha se akuzat që po i bëheshin izraelit ishin absurde.  Ndërsa të mërkurën Sholz tha para parlamentit se me Erdoan do të diskonte edhe ndasitë në këndvështrime për sa i përket kësaj çështjeje.

“Është e rëndësishme të qartësojmë mirë qëndrimin tonë”, theksoi ai. Muajin e shkuar, Izraeli tërhoqi diplomatët nga Turqia pasi Erdoan e akuzoi për krime lufte. Turqia  u kundërpërgjigj duke tërhequr ambasadorin e saj nga Izraeli.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.