Erdoani mesazh Ramës: Largo njerëzit e Feto-s nga institucionet arsimore në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), kanë zhvilluar një bisedë telefonikë, përmbajtjen e së cilës e tregoi ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tajar Kan Ataj (o. Tayyar Kağan Atay).
Pas një vizite në qytetin e Korçës, ambasadori turk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve shqiptarë, rreth temave të diskutuara mes udhëheqësvë të të dy shteteve.
Ambasadori Ataj tha se u fol për disa fusha bashkëpunimi, për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për kërkesën e vazhdueshme të bërë publike nga presidenti Erdoan për pastrimin e arsimit dhe besimit fetar në Shqipëri nga njerëz që janë pjesë e organizatës Feto, e cilësuar si terroriste nga Republika e Turqisë.
“Çështja e pastrimit të Shqipërisë nga njerëzit e Fetos nuk është vetëm çështje e Turqisë, por edhe e Shqipërisë, sepse ata janë njërëz të rrezikshëm. Ky pastrim nuk duhet bërë vetëm për Turqinë, por edhe për të ardhmen e vendit tuaj. Nuk do të lejojmë Feton të helmojë marrëdhëniet tona. Unë si ambasador këtë temë e kam një nga çështjet kryesorë të punës sime dhe dua ta theksoj para jush dhe ndërkombëtarëve që ne do t’i shkojmë deri në fund,” tha ambasadori Ataj.
Diplomati turk tha para gazetarëve shqiptarë së bashkëpunimi strategjik do të vazhdojë. Shqipëria tha ai ka blerë tre dronë “Bajraktar” nga Turqia, nësër mund të jënë paisjë të tjëra për shkak së Turqia është shumë e zhvilluar në fushën e mbrojtjes.