Erdogan dhe Putin diskutojnë për rrjedhën e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës
Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës Turke njoftoi se në bisedë dy liderët diskutuan për rrjedhën e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, si dhe krizën humanitare të përjetuar në rajon
Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan (Recep Erdoğan), ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton agjencia turke e lajmeve Anadoll.
Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës Turke njoftoi se në bisedë dy liderët diskutuan për rrjedhën e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, si dhe krizën humanitare të përjetuar në rajon.
Presidenti Erdogan në bisedë ka theksuar se brutaliteti ndaj territoreve palestineze është thelluar gjithnjë e më shumë dhe se vdekjet e civilëve janë rritur çdo minutë që kalon. Ai është shprehur se edhe heshtja e vendeve Perëndimore e ka çuar krizën humanitare në Gaza në dimensione që nuk mund të parandalohen.
Ndër të tjera, Erdogan ka theksuar se Turqia do të vazhdojë të tregojë çdo përpjekje për sigurimin e qetësisë në rajon.