Erdogan: Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por lufton për çlirimin e vendit

erdogan hamasi

erdogan hamasi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një grup që lufton për të mbrojtur tokën dhe qytetarët e saj.

Teksa bëri të ditur se udhëtimi i tij në Izrael ishte anuluar, Erdogan theksoi se Turqia nuk i ka asnjë borxh Izraelit ndryshe sa nga sillet Perëndimi me të.

Perëndimi sheh në bllok Hamasin si një organizatë terroriste. Izrael, ju mund të silleni si një organizatë, sepse Perëndimi ju detyrohet shumë. Por Turqia nuk ju ka borxh”, tha Erdogan në fjalimin e tij në parlamentin turk.

Çfarë është Hamas?

Hamasi është një organizatë islamike me një krah ushtarak. Fjala “Hamas” është në vetvete një akronim për “Harakat Al-Muqaëama Al-Islamiyya” – që arabisht do të thotë Lëvizja e Rezistencës Islame.

Grupi, si shumica e fraksioneve dhe partive politike palestineze, këmbëngul se Izraeli është një fuqi pushtuese dhe se po përpiqet të çlirojë territoret palestineze.

Gjatë viteve, grupi ka marrë përsipër shumë sulme ndaj Izraelit dhe është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Izraeli.

Sulmet brutale të 7 tetorit ishin të paprecedentë, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 1,400 njerëzve në Izraelin jugor. Ndërsa mori peng 200 persona dhe i solli në Gaza.

Nga ana e tij, Erdogan tha se Turqia “nuk ka asnjë problem me shtetin e Izraelit”, por shtoi se vendi i tij nuk i toleron “mizoritë e kryera nga Izraeli”.

Erdogan vuri në dukje se afërsisht gjysma e të vrarëve në sulmet e Izraelit në Gaza janë fëmijë.

Ne themi, mos vrisni fëmijë. Vrasja e njerëzve, grave dhe fëmijëve – njerëzve të pafajshëm, për ditë të tëra nuk mund të justifikohet, edhe nëse janë përgjigje ndaj disa akteve që ne nuk i falim”, u shpreh Erdogan.

Që nga 7 tetori, ushtria izraelite ka nisur sulme të pamëshirshme dhe një bllokadë të plotë në enklavën palestineze, duke vrarë të paktën 5,087 njerëz, përfshirë 2,055 fëmijë.

Perëndimi po censuron dhe hesht akademikët, studentët e universiteteve dhe të tjerët, por dyert e Turqisë janë plotësisht të hapura për “çdo student universiteti apo të tjerë për shkak të pozitës së tyre të nderuar [të mbrojtjes së palestinezëve]” tha më tej Erdogan.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.