Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi të enjten një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe diskutoi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale. Kjo u bë e ditur nga Drejtoria e Komunikimit të Turqisë, shkruan Anadolu Ajansı.
Erdogan tha se marrëdhënia Turqi-Shqipëri është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.
“Udhëheqësi turk iu referua përpjekjeve zhgënjyese të Organizatës Terroriste Fetullah (FETO) për të fituar një terren në Shqipëri, duke shprehur besimin se vendi ballkanik do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët e tij arsimor, shëndetësor dhe fetar.”, shkruan Anadolu Ajansı.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, sipas zyrtarëve të lartë turq, “orkestruan grushtin e shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016, në Turqi, në të cilin 252 persona u vranë dhe 2734 u plagosën”.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.