Categories: LajmePolitikë

Erdogan: Shqipëria dhe Turqia janë faktorë të paqes në Evropë dhe Ballkan

Presidenti i Turqisë, Taip Rexhep Erdogan, në një konferencë për shtyp me kryeministrin, Edi Rama, ka bërë një përmbledhje të bisedimeve që ai ka zhvilluar me kreun e qeverisë shqiptare, i cili ndodhet në Turqi për vizitë zyrtare.

Bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet. Me marrëveshjet që nënshkruam, përforuam bazën juridike. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard dollarë dhe objektivi është të shkojë në 2 miliardë dollarë. Në janar 2021 dhamë lajmin që do ndërtonim një spital në Shqipëri. Vendosëm bast me zotin Rama. Ne e mbajtëm fjalën dhe e ndërtua për 2 muaj. Do ta menaxhojmë bashkë këtë spital. Edhe këtej e tutje do te jemi pranë popullit shqiptar”, tha Erdogan.

“Së bashku me mikun tim Edi Rama, shkëmbyem mendime për ngjarjet në rajon dhe në botë. Shqipëria dhe Turqia janë faktorë të paqes në Evropë dhe Ballkan. Do e thellojmë bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes. Komplimentojmë Shqipërinë që mbylli me sukses kryesimin si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Kam besim se do kryesojë me sukses edhe atë të procesit në Evropën- Juglindore.”, tha Erdogan.  

Në këtë takim, sipas presidentit turk, është folur edhe për situatën në lindj4en e mesme, fokusuar në konfliktin Irael- Hamas.

“Trajtuam dhe shtypjen Izraelit në Gaza.  Tirania e Izraelit vijon prej 4 muajsh. Ne kemi pasur qëndrim të qartë për të çështje. Edhe Shqipëria ka zënë vend në anën e drejtë të historisë. Kjo është shumë e rëndësishme.”, tha kreu i shtetit turk.

Ai ka premtuar se do ti vazhdojë kontaktet me Ramën edhe për procese të tjera.

“E falënderoj Ramën për kontributet e tij në miqësinë e Shqipërisë me Turqinë.”, tha Erdogan.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

8 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

9 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

9 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

9 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

9 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

9 hours ago

This website uses cookies.