Erdogan thirrje Izraelit: Ndaloni menjëherë këtë çmenduri në Rripin e Gazës
Presidenti turk Tajip Erdogan i ka bërë thirrje Izraelit t’i japë fund sulmeve në Rripin e Gazës..
Nëpërmjet X (ish-Twitter) presidenti Erdogan i bëri thirrje Izraelit të ndalojë menjëherë këtë çmenduri.
“Bombardimet izraelite, të cilat u përshkallëzuan mbrëmë në Gaza, shënjestruan edhe një herë gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm , duke e thelluar më tej krizën humanitare. Izraeli duhet të ndalojë menjëherë këtë çmenduri, t’u japë fund sulmeve të tij”, theksoi kreu i shtetit turk, duke u bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të marrin pjesë në një tubim në mbështetje të palestinezëve të organizuar nga partia e tij sot në Stamboll .
Bombardimet e ushtrisë izraelite vazhduan mëngjesin e së shtunës, por u reduktuan në krahasim me intensitetin që patën në mbrëmje, kur Enklava palestineze u fshi , duke lënë pas një numër të paspecifikuar viktimash.