Ergodan paralajmëron tërheqjen nga politika: Zgjedhjet e marsit, të fundit për mua

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar tërheqjen e tij nga politika duke thënë se zgjedhjet lokale të 31 marsit do të jenë të fundit për të.

Udhëheqësi 70-vjeçar shprehu besimin se partia e tij konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) do të mbetet megjithatë në pushtet edhe pasi të ketë lënë detyrën.

Ai tha se rezultatet e zgjedhjeve lokale të 31 marsit do të jenë “një bekim për vëllezërit që vijnë pas meje. Do të ketë një transferim besimi”.

“Kjo është një finale për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji, kjo është zgjedhja ime e fundit. Unë po punoj pa pushim. Ne vrapojmë pa frymë sepse për mua është një finale” tha Erdogan.

Ishte hera e parë që Erdogan, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2003, ka folur për largim nga detyra.

Erdogan ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada. Një fitues i më shumë se një duzinë zgjedhjesh që nga viti 2003, Erdogan u rizgjodh për një mandat pesë-vjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuar ashpër në maj 2023.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.