Categories: LajmeSportFutboll

Erik ten Hag rrezikon shkarkimin, disa kandidatë synojnë stolin e Manchester United

Që kur është larguar nga drejtimi i skuadrës Sër Alex Ferguson, Manchester United nuk njihet më. “Djajtë e kuq” po kalojnë krizën e radhës së rezultateve që nga viti 2014 dhe deri më tani. Të shtunën skuadra u turpërua në “Old Trafford” nga Bournemouth, ndërsa mbrëmjen e djeshme erdhi edhe eliminimi nga Europa pas humbjes shtëpiake përballë Bayernit të Mynihut.


Ai që rrezikon më shumë në këto memente është trajneri Erik ten Hag, që sipas mediave angleze pritet të humbasë vendin e tij të punës. Në orët e fundit kanë filluar të qarkullojnë emrat e zëvendësuesve me teknikun Julen Lopetegui, që duket si kandidatura më pranë stolit të Manchester United në rast shkarkimi të holandezit. Graham Potter dhe Zinedine Zidane janë dy alternativat e tjera për të marrë drejtimin e “djajve të kuq”.


Ndonëse fitoi çmimin “Trajneri i Muajit nëntor” pak ditë më parë, pozitat e teknikut Erik ten Hag janë më të vështira se kurrë më parë për shkak të rezultateve të dobëta dhe sidomos eliminimit nga Kupat e Europës. Ndërkohë prova e radhës këtë të dielë në kampionat është në “Anfield” përballë rivalëve të betuar të Liverpool.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

3 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

3 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

3 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

3 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

4 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

4 hours ago

This website uses cookies.