Eriksen shënoi 1100 ditë pas frikës së madhe, UEFA: Pa fjalë
Janë 1100 ditë pas atij momenti të frikshëm në Kampionatin Evropian 2020, Christian Eriksen rikthehet për të buzëqeshur dhe për të shënuar me fanellën e Danimarkës, në ndeshjen që përfundoi 1-1 ndaj Sllovenisë.
Ish-mesfushori i Interit, i cili kishte trembur dhe lëvizur Kontinentin e Vjetër në edicionin e kaluar të Kampionatit Evropian, u pagëzua edhe nga UEFA përmes kanaleve zyrtare të rrjeteve sociale. “Pa fjalë”, e shoqëruar nga një zemër, ajo që kishte ndalur dhe filloi të rrihte sërish.