Erisa Xhixho: Numri i lindjeve ka rënë me 17%, të trefishojmë bonusin për bebet

xhixho

xhixho

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, me një letër zyrtare drejtuar qeverisë ka kërkuar që të merren masa për të trefishuar bonusin për bebet. 

Ndër argumentet që do të ndikojnë në forcimin e familjes dhe frenimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria, deputetja Xhixho përmendi: “Ne propozojmë trefishimin e kësaj shume në 180 mijë lekë për çdo fëmijë që vjen në jetë, kur aktualisht bonusi mesatar për një fëmijë të lindur është 60 mijë lekë, qoftë ky fëmija i parë apo i dytë, fëmijë binjakë apo më shumë.

Gjithashtu, deputetja Xhixho propozoi për heqjen e kategorizimit në bazë të numrit të fëmijëve, kjo pasi kostoja financiare e rritjes së një fëmije është e njëjtë. 

“Numri i lindjeve ka rënë me rreth 17% në tremujorin e parë të vitit 2023, duke arritur në nivelet më të ulëta historike në shumë dekada. Ky është numri më i ulët i lindjeve i regjistruar ndonjëherë në një tremujor, të paktën që pas viteve ‘90,” deklaroi nënkryetarja e PL-së.

Rritja e lindshmërinë është një çështje jetike për vendin, shtoi deputetja.

Sot familjet shqiptare po përballen me shumë sfida e problematika të mprehta si abuzimi, divorci dhe emigrimi, veçanërisht i të rinjve. Njëkohësisht Shqipëria po përballet me emigrimin masiv, i cili së bashku me rënien drastike të numrit të lindjeve janë bërë shkaktarë të tkurrjes së popullsisë. Ky dimër demografik po rrrit me shpejtësi moshën mesatare të popullsisë së Shqipërisë, kur para pak vitesh ishte një nga vendet më të reja në Europë,” u shpreh nënkryetarja e PL-së.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.