Erjon Çaka emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, është emëruar këtë të enjte (20 qershor) Drejtori i ri i Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Erjon Çaka.

Deri më sot, Çaka ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.

Erjon Çaka vjen në këtë detyrë me një përvojë të gjerë në fushën e drejtësisë dhe marrëdhënieve juridike ndërkombëtare. Ky emërim pritet të sjellë një qasje të re dhe efektive në trajtimin e çështjeve të pronësisë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen më të shpejtë të problemeve të qytetarëve lidhur me pronat.

Ministri Manja u shpreh i bindur se Çaka do të kontribuojë ndjeshëm në realizimin e objektivave të Agjencisë dhe përmbushjen e misionit të saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.