Ermonela Jahon vlerësohet me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave” në Francë
Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore, anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe këngëtari italian i operës Roberto Scandiuzzi, i shquar për zërin e tij të kumbueshëm bass, janë dekoruar me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave” nga Ministria e Kulturës në Francë.
Me këtë rast, Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron sopranon shqiptare me famë botërore, anëtare e jashtme e saj, për dekorimin me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave” në Francë.
“Dy karriera të jashtëzakonshme, dy artistë të mëdhenj dhe dy njerëz të mrekullueshëm, karrierën e të cilëve ne e kemi ndjekur prej dekadash!”, shkruhet në faqen zyrtare të “Backstage Opera Management”.
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka performuar në operat me prestigjioze të botës, duke përfshirë “Royal Opera” në Londër, “Metropolitan Opera” në Nju Jork, “Berliner Statsoper”, Paris Champs Elysees, Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera e Marsejës, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice, Teatri Capitoul de Toulouse etj.
Këngëtari italian i operës Roberto Scandiuzzi shquhet për zërin e tij të fuqishëm bass dhe interpretimet e shumta në skenat botërore, dhe një karrierë të gjatë mbi 40- vjeçare.