Lajme

Erozioni detar po zhduk Kunën, eksperti i Mjedisit: Të krijohen duna artificiale dhe të vendosen barriera

Stuhitë detare të këtij dimri e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën e krijuar nga erozioni në zonën turistike të Kunës në Shëngjin. Pishat qindra vjeçare janë rrëzuar ndërsa deti i është afruar rrugës kryesore.

Erozioni detar ka marrë përmasa të frikshme, ku referuar të dhënave nga viti 1917 deri në 2010 deti ka përpirë 362 hektarë tokë në një vije bregdetare prej 11 km.

Për ekspertin e Mjedisit, Jak Gjini ndërtimi i dallgëthyesve dhe krijimi i dunave artificiale shihet si zgjidhje për të frenuar këtë fenomen mjaft shqetësues.

“Agresiviteti i erozionit është shtuar dhe për pasojë edhe njerëzve që kanë bërë investime po i afrohet edhe më shumë. Po shkon drejt dëmtimit edhe të infrastrukturës turistike, sikurse rrugët apo trotuareve. E vetmja zgjidhje është vendosja e barrierave apo e dallgëthyeseve dhe njëkohësisht e mbushjes së bregut me rërë dhe krijimi i dunave artificiale”, tha specialisti.

Situata e krijuar nga erozioni në Kunë u denoncuar dhe nga përfaqësuesja e opozitës në Këshillin Bashkiak të Lezhës, Alfrida Marku. Ajo i bën thirrje pushtetit vendor dhe qendror që të veprojnë për të mbrojtur këtë perle të bregdetit të Adriatikut.

“I bëj thirrje të gjithë autoriteteve që të marrin masa të duhura në kohë që të parandalojmë avancimin e mëtejshëm të erozionit dhe për të mbrojtur bregdetin e Shëngjinit”, apeloi Marku.

Alarmi për erozionin detar në Kune-Vain është dhënë prej vitesh por ende nuk është ndërmarrë asnjë masë frenuese.

Bashkia e Lezhës bën me dije se ndërhyrjet janë të kushtuesve ndaj shqetësimin e ka adresuar në institucionet qendrore.

Blerti Delija

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

5 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

5 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

5 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

6 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

6 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

6 hours ago

This website uses cookies.