Erozioni detar rrezikon bregdetin e Kune Vainit në Lezhë, eksperti : Duhen masa urgjente
Zona e Kune Vainit, bën pjesë në hartën e zonave të mbrojtura. Shqetësimi i ngritur prej specialistëve të mjedisit është erozioni i vazhdueshëm i cili është bërë më shumë agresiv.
Në 50 vitet e fundit, avancimi i detit është 400 m në drejtim të tokës duke bërë të humbin 360 ha.
Ekspertët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente frenimi e parandalimi.
“Llogaritet që nga viti 1970 kësaj zone i mungojnë 362 ha që janë goxha me sipërfaqet që kanë zonat e tjera të mbrojtura”, tha ekserti.
Parku natyror i Kune Vainit përgjatë deltës së Lumit Drin, ka një sipërfaqe prej rreth 44 km katror dhe është zona e parë e mbrojtur e shpallur në Shqipëri që në vitin 1940 si rezervat gjuetie dhe si rezervat natyror në vitin 2010.