Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka hedhur paraditën e sotme shortin e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Përzierja e goglave ka fiksuar që ekipi i Vllaznisë të përballet në këtë tur me ekipin e Erzenit të Shijakut. Sipas formulës së vendosur nga FSHF, ndryshe nga turet e mëparshme ku skuadrat e kualifikuara u përcaktuan me vetëm një ndeshje teke, që prej këtij turi dhe në vazhdim, gara e Kupës do të vijojë të jetë me nga dy ndeshje, me sistem vajtje dhe ardhje. Kështu, bazuar edhe në shortin përkatës, Vllaznia do ta zhvillojë ndeshjen e parë me Erzenin në transfertë me datë 20 shkurt, ndërkohë që ndeshja e kthimit, e cila do të vendosë se cila skuadër shkon në gjysëmfinale do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me datë 5 mars 2024. Krahas çiftit Erzeni-Vllaznia, shorti i hedhur sot në mjediset e Shtëpisë së Futbollit ka përcaktuar edhe çiftet e tjerë çerekfinalistë. Ato janë: Kukësi-Partizani, Teuta-Tirana dhe Laçi-Egnatia. Krahas ndeshjeve vajtje dhe ardhje me dy takime, ky tur do të shoqërohet edhe me praninë e sistemit VAR, teknologjia e të cilit do të jetë e pranishme në çdo ndeshje, deri në duelin final të këtij kompeticioni.
Atmosfera e festave të nëntorit ka përfshire qytetin e Lezhës, i cili është veshur më…
Avionët e Guardia di Finanza dhe dronët e policisë shqiptare kanë asgjësuar 109 104 bimë…
Ambasadori italian Fabrizio Bucci në fjalën e tij në konferencën e përbashkët mes Policisë së…
"PSG, më pak i fortë se vitet e kaluara? Absolutisht jo”, tha Vincent Kompany në…
Moment i rëndësishëm në Champions League. Raundi i pestë do të luhet të martën dhe…
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj priti sot në një…
This website uses cookies.