Ese dhe poezi për rininë – Seli Alushi prezantoi për lexuesit librin e saj të parë “Zërat e së ardhmes”

“Zërat e së ardhmes”, me këtë titull zgjodhi të paraqitej për herë të parë para lexuesve, autorja e re shkodrane Seli Alushi.
Promovimi i librit u zhvillua në Sallën “Koliqi” të Bibliotekës “Marin Barleti”.
Emocionues për autoren ishte çasti i dhurimit të luleve nga bija e saj.
Sa i përket librit, “Zërat e së ardhmes” është një përmbledhje me ese dhe poezi ku tematika kryesore janë të rinjtë.
Pasioni dhe dëshira për të shkruar e ka shoqëruar Selin që e vogël.
Autorja premton që ky libër nuk do të jetë i vetmi dhe “Zërat e së ardhmes” do të pasohet edhe nga të tjerë.