Eskpozita “Paolo Rossi” vjen në Tiranë, Rama: Ndriçoi Shqipërinë!
Nën tingujt e muzikës së Antonelo Venditit me këngën e tij të njohur “Giulio Cesare”, në ambientet e Kryeministrisë, u paraqit një përmbledhje emocionuese e sulmuesit të njohur italian Paolo Rosi.
Në ceremoninë e organizuar nën kujdesin e kryeministrit Rama në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri, në fokus ishte legjenda e futbollit italian, i cili inspiroi me breza të tërë lojtarësh dhe tifozësh në vendin e tonë.
Në takimin e sotëm legjenda e futbollit botëror Arrigo Saki dhe fondacioni “Paolo Rossi” lajmëruan ekspozitën e rrallë të 26 janarit në Tiranë. Bëhet fjalë për koleksionin e djaloshit të artë të futbollit italian, që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet 70-80
Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi domethënien që kishte për sportdashësit shqiptar një figurë si ajo e Paolo Rosit. “Flasim për një perudhë të errtë të hisotorisë së Shqipërisë, por Rosi me lojën e tij i dha pak dritë. Rosi na ka lënë mbresa në atë Botëror madje kur fituan titullin mbaj mend se kemi dale në rrugë me flamurin italian. Për atë kohë një gjest i tillë ishte thuajse një herezi”.
Gjithashtu i pranishëm ishte edhe ambasadori italian në Tiranë, Fabricio Buçi, i cili u shpreh i entuziasmuar për këtë nismë.