Ester, mes muzikës dhe shëndetësisë / Maturantja e cila të ardhmen e sheh në vendlindje
Ishte pikërisht ky moment që Esteri spikati me zërin e saj. Një rrugë e cila vioi prej 12 vitesh. Sot Esteri është maturante në shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” në Shkodër.
Esteri është fituese e disa konkurseve lokale. Pjesëmarrëse dhe finaliste në konkurset kombëtare.Por, pavarsisht kësaj, ajo studimet nuk i sheh në rrugën e kantos, por më shumë në degën e infermierisë.
Të ardhmen Esteri e sheh në vendlindje. Shqipëria jep mundësi për të rinjtë shprehet maturantja
Ester Qendro, pa dyshim që është ndër zërat rinorë më të mirë në Shkodër. 17 vjecarja premton shumë në muzikë, pasi , siç thotë ajo, ky është një pasion i zbuluar që herët që do të vijojë përgjithmonë.