“Estradat, mungesa e madhe e teatrove” – Bujar Kapexhiu foli mbi sfidat e humorit në seminarin kushtuar këtij zhanri
Aktivitetet e javës kushtuar humorit sollën në Shkodër një emër të njohur të kinokomedisë shqiptare si Bujar Kapexhiu.
Seminari i organizuar në hollin e teatrit “Migjeni” kishte për qëllim një trajtim të përgjithshëm të zhanrit të humorit në aspektin teorik dhe historik.
Kapexhiu mes të tjerash evidenton edhe një problematikë që haset sot në teatrot shqiptarë.
“Sot mungojnë shkrimtarët e humorit” shprehet regjisori i njohur.
Java e humorit në Shkodër pritet të shoqërohet me organizimin e disa seminareve ku pjesëmarrës do të jenë disa nga figurat e njohura në shkallë kombëtare.