Categories: KulturëLajme

Ethet e Eurovision Song- “TITAN”, Besa Kokëdhima do të performojë më 9 maj në gjysmë-finalen e dytë

Eurovision Song që do të zhvillohet në Malmö, Suedi, tashmë ka hyrë në një fazë shumë emocionuese, pasi ka filluar numërimi mbrapsht. Të martën më 7 maj do të jetë gjysmëfinalja e parë, të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë dhe të shtunën më 11 maj do të jetë finalja e madhe 2024.

Pas renditjes nga ana e organizatorëve të edicionit të 68-të të Eurovision 2024 Malmo, të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash ndjekin këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane dhe botërore, do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion, Besa Kokëdhima më 9 maj, në gjysmë-finalen e dytë. Kënga e saj “TITAN” do të jetë e dyta që do të këndohet në mbrëmjen e dytë të gjysmë-finales.

Versioni i ri në anglisht i këngës vjen si në bashkëpunim me producentë të njohur botërorë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ dhe producentin e njohur shqiptar Kledi Bahiti.

Video-klipi është realizuar në Stamboll dhe vjen si një trinom që kombinon tekstin, mesazhin dhe muzikën.

Me këngën “Zemër n’dorë” (TITAN), Besa Kokëdhima fitoi besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion, që do të mbahet në Malmo të Suedisë. Teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin, e emocionuar Besa Kokëdhima falënderoi ekipin realizues të këngës, po ashtu edhe stafin realizuar të Festivalit të 62 të Këngës në RTSH.  

Festivali Evropian i Këngës 2024 do të jetë edicioni i 68-të i Festivalit Evropian të Këngës. Ai është planifikuar të zhvillohet në Malmö, Suedi, pas fitores së këtij shteti në konkursin e vitit 2023 me këngën “Tattoo” nga Loreen. Organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe transmetuesi pritës Sveriges Television (SVT), gara do të mbahet në Malmö Arena dhe do të përbëhet nga dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj dhe një finale më 11 maj 2024. Do të jetë hera e tretë që konkursi zhvillohet në Malmö, i cili e ka organizuar më 1992 dhe 2013, dhe hera e shtatë në Suedi, e cila e organizoi për herë të fundit këtë ngjarje muzikore në Stokholm më 2016.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

6 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

6 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

6 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

6 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

6 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

6 hours ago

This website uses cookies.