Lajme

Ethet e Nilit, Bino: Dezinsektimi të kryhet nga bashkitë e të monitorohet nga ISHP

Pas rreth 13 vitesh, këtë vit rikthimi i virusit të Etheve të Nilit Perëndimor në vend u mori jetën rreth 11 personave, kryesisht atyre mbi 65 vjeç. Sinjalizimin për pacientin e parë të infektuar e dha shteti fqinj Greqi, kohë kur ku nisi edhe hetimi i zgjeruar epidemiologjik.

Në një intervistë për RTSH, shefja e kontrollit të sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino thekson se rastet janë kryesisht nga zonat ku nuk është kryer edhe dezinsektimi.

“Rasti i parë u njoftua nga Greqia falë bashkëpunimit që ne kemi me Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve dhe ne bëmë hetimin tonë ku rezultuan në total 100 raste të konfirmuar me këtë virus. Këto raste janë kryesisht në zonat Fier, Lushnje por ajo që duhet të theksoj është se janë nga zonat kodrinore dhe jo nga ato bregdetare ku është kryer edhe dezinsektimi”, tha Bino.

Eksperienca e këtij viti me ethet e Nilit tregoi se programi i dezinsektimi duhet të jetë më i shtrirë dhe për këtë prof. Bino rekomandon që ky proces të mos kryhet më nga ISHP por nga vetë bashkitë.

Aktualisht procesi i dezinsektimit kryhet dhe monitorohet nga ISHP por infektimet këtë vit me ethet e Nilit perëndimor na treguan që ky program duhet të bazohet në pushtetin lokal, ku çdo bashki të ketë programin e vet të dezisketimit. ISHP duhet të kryejë vetëm monitorimin e këtij procesi”, tha Bino.

Në një takim të ngushtë në ISHP, ekspertët grekë nga Qendra  Kontrollit të sëmundjeve prej të cilëve na u raportuan dy raste me ethet e Nilit, sollën përvojën e tyre në këtë drejtim.

“ISHP do të rrisë kapacitetet për të identifikuar virusin tek mushkonjat përpara se të shfaqet sëmundja tek njerëzit dhe një gjë të tillë e bën sot Greqia, vend me të cilin po shkëmbejmë eksperiencat edhe për këtë gjë por edhe për të ndërtuar programe të fuqishme të dezinsektimit me bazë pushtetin lokal, të gjitha këto në kuadër të rregullores ndërkombëtare të shëndetit që OBSH ka vënë si objektiv për vendet anëtare”, tha Bino.

Rreziku i shtuar këtë sezon veror nga Ethet Nilit tregoi edhe një herë që procesi i dezinsketimit ka nevojë të rishikohet dhe të ketë shtrirje më të madhe territoriale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.