Lajme

“Ethet” e primareve, Berisha: Në garë kushdo që synon mandatin e deputetit

E diela është afati i fundit i depozitimit të dorëheqjeve të Kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike, që aspirojnë të bëhen pjesë e primareve. Kjo bazuar në statutin e Partisë Demokratike të miratuar në Kuvendin e jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit, me qëllim shmangien e  konfliktit të interesit të  drejtuesve lokalë, të cilët aspirojnë të bëhen pjesë e garës së brendshme për kandidat për deputet.

Udhëzimi, i bërë para pak ditësh, ka sjellë edhe dorëheqjet e disa drejtuesve si të Elbasanit, Sarandës, Himares etj.

Ende selia blu nuk ka vendosur një datë se kur do mbahen primaret.

Kryesia dhe Këshilli Kombëtar do të përcaktojnë modalitetet e garës si edhe do të vendosin nëse pjesë e saj do të bëhen ose jo drejtuesit politikë të qarqeve.

Forumet do të vendosin nëse numri i votave të përfituara në Primare do të përcaktojë ose jo vendin në listën e kandidatëve për deputetë.

Meqenëse Diaspora për të parën herë voton në zgjedhjet e 11 Majit, demokratët synojnë që në listë të kenë edhe përfaqësues të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Edhe pas procesit të bashkimit të demokratëve ka patur disa zëra kundërshtues për mbajtjen e primareve.

 Sipas gjykimit të tyre, gara e brendshme mund të sjell pakënaqësi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në deklaratat publike ka qenë i prerë për respektimin e statusit, duke i hapur kështu rrugë mbajtjes së primareve, me shumë gjasë në muajin shkurt.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

7 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

7 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

7 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

7 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

7 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

7 hours ago

This website uses cookies.