ETIAS, shtyhet afati – Zbatimi i rregullave të reja për të udhëtuar në BE nis në mesin e 2025

Bashkimi Europian ka shpallur një kufi tjetër kohor për hyrjen në fuqi të sistemit të ashtuquajtur ETIAS që autorizon kalimin për shtetas të përjashtuar nga marrja e vizës drejt BE-së.

Mesi i vitit 2025, është publikuar si afati për fillimin e aplikimit të këtij rregulli i cili prek rreth 1.4 miliardë njerëz nga mbi 60 vende të përjashtuara nga viza.

Kjo do të thotë që përpara se të udhëtojnë drejt BE-së këtyre qytetarëve do u kërkohet të kenë një autorizim udhëtimi për hapësirën e 30 vendeve evropiane për një qëndrim të shkurtër.

Nga pikëpamja logjistike kjo do të realizohet me futjen në funksionim të një sistemi elektronik të autorizimit të udhëtimit për vetëm një herë kur ata të vazhdojnë të udhëtojnë pas majit të 2025-s.

Kjo presupozon kontrolle shtesë të sigurisë përpara se të lejohen të hyjnë në BE. 

Për të aplikuar për këtë autorizim kur ai të kërkohet para udhëtimit drejt BE-së, siç bëhet e ditur deri tani, ajo që duhet, do të jetë një dokument i vlefshëm udhëtimi në të cilin mund të vendoset një vizë. Dokumenti i udhëtimit nuk duhet të skadojë në më pak se tre muaj dhe nuk duhet të jetë më i vjetër se 10 vjet. 

Afati i hyrjes në fuqi të këtij sistemi është shtyrë disa herë që nga viti 2016 kur u propozua për herë të parë nga Komisioni europian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.