“Euro 2024”, Ambasada, shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë në Gjermani
Ambasada e Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së Kampionatit Evropian, “Euro 2024” dhe pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në këtë kompeticion, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet.
Në Dortmund shërbimet do të ofrohen më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit – IHK).
Në Hamburg shërbimet do të ofrohen më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg).
Në Dyseldorf shërbimet do të ofrohen më 23-24-25 qershor 2024, në adresën: Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf).
Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.
Shërbimet që do të ofrohen janë: Leje kalimi, vetëdeklarim për humbje dokumenti.
Në rast emergjencash shtetasit e interesuar mund të kontaktojnë në adresën e e-mailit: albaniaeuro2024@mfa.gov.al dhe numrin e telefoniy +49 1719259782
Gjithashtu, informacioni i kontaktit mund të gjendet edhe në aplikacionin #EURO2024 në rubrikën Event Companion / Host City / Stay and explore (qytetin ku jeni) / Embassy Contacts.