Euro 2024, Anglia udhëton 6 orë me autobus para ndeshjes me Danimarkën
Europiani në Gjermani do të jetë miqësor me ambientin dhe për këtë motiv UEFA u ka bërë thirrje skuadrave që të përdorin sa më pak të jetë e mundur transportin ajror.
Në këtë linjë Anglia do të jetë e detyruar që të udhëtojë plot 6 orë me autobus nga qendra e saj e grumbullimit “Golfrestort Ëeimarer Land” pranë Lajpcigut drejt Frankfurtit ku do të ndeshet me Danimarkën.
Dy takimet e tjera të Anglisë do të mbahen në Gelsenkirshen dhe Këln, respektivisht përballë Serbisë dhe Sllovenisë janë mbi katër orë larg në rrugë tokësore dhe për këtë motiv “tre luanët” do të udhëtojnë me aeroplan.
Në Angli e kanë shumë për zemër këtë argument pasi vetëm pak vite më parë Arsenali përfundoi në qendër të kritikave pasi për të luajtur me Noruiçin preferoi të udhëtonte nga ajri në një udhëtim që zgjati vetëm 14 minuta.