Categories: LajmeSportFutboll

Euro 2024: Barella-Xhaka, përballje titanësh

Berlini hesht në pritje të ndeshjes Zvicër-Itali. Nuk ka rëndësi si luan, apo çfarë taktikash do të përdorin dy trajnerët, ajo që tifozët nuk falin është eliminimi në këtë fazë të Europianit për të arritur në çerekfinale.

Një sfidë ku Luciano Spalleti dhe Murat Yakin do të përpiqen ta interpretojnë në mënyrën më të mirë, atje ku beteja më e madhe është mes Granit Xhakës dhe Nicolo Barellas. Në Gjermani, mesfushori italian ka tashmë një rekord: ai është futbollisti që ka vrapuar më shumë nga të gjithë, 37,04 kilometra, ndërsa Xhaka 35,13.

Luciano Spalleti e do Barellën, sepse tek ai sheh Nainggolanin e Romës, një De Rossi të evoluar, një gjithëpërfshirës, i çmuar edhe përpara portës. Me një fjalë: lider, vetëm 27 vjeç. Nicolo Barella është njeriu i tranzicioneve dhe i rikuperimeve të topave, Spalleti kërkon cilësi dhe këtë vazhdimësi mund t’ia japë vetëm mesfushori i cili me kalimin e kohës ka përsosur aftësitë e tij si një lider dhe futbollist total.

Por duhet kujdes, sepse përballë futbollisti i Interit do të duhet të përplaset fort me Granit Xhakën, lojtar fizik, i ashpër kur duhet dhe futbollisti kyç i përfaqësueses helvete me 127 paraqitje. Në takimet ndaj Gjermanisë dhe Hungarisë u shpall lojtari i ndeshjes. Jo vetëm kaq, Xhaka ka një saktësi  pasimesh prej 87.5%, dhe tetë rikuperime.  Si një motor i palodhur në fushën e lojës, Xhaka ka luajtur çdo minutë gjatë fazës së grupeve, një sfidë Itali-Zvicër, ku prozhektorët janë fokusuar në duelin e dy titanëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

10 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

10 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

11 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

11 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

11 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

11 hours ago

This website uses cookies.