Euro 2024, çmimi i një bilete për ndeshjen hapëse shitet deri në 15.000 mijë euro

Biletat e shitura nga duar të dyta janë “plaga” e madhe e futbollit. Nga kjo nuk ka shpëtuar as “Euro 2024”. Sipas “BBC”, për një biletë në ndeshjen hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë shifrat e biletave të rihedhura në treg kanë arritur shifra rekord.

Kështu një tifoz gjerman apo skocez, i cili preferon të asistojë në këtë takim, por nuk ka patur fat në shorteun e bërë nga UEFA ku u shitën plot 2.7 milionë bileta, tani i duhet që të paguajë deri në 12.800 mijë stërlina (15.000 mijë euro).

Sipas “BBC” bileta më e lirë e vendosur në dispozicion nga UEFA për këtë ndeshje vlente 43 stërlina (50 euro) ndërsa në platformat e ku rishesin bileta të eventit e njëjta biletë kushton 600 stërlina (700 euro).

Biletat më të shtrenjta, ato të kategorisë së pare, për ndeshjen hapëse në portalin e UEFA-s u shitën për 513 stërlina (600 euro) ndërsa sot në platfortmat ku rishiten biletat i njëjti vend shitet për plot 12.800 mijë stërlina (15 mijë euro). 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.