Euro 2024, Deschamps: Spanja skuadra që ka bindur më shumë

Didier Deschamps ka ide të qarta për pikat e forta të Spanjës, kundërshtarit  të Francës në gjysmëfinalen e Euro 2024:

“Të gjitha skuadrat spanjolle kanë pasur gjithmonë këtë aftësi të madhe për të kontrolluar lojën. Mesfusha është një nga pikat e tyre të forta, me Rodri në veçanti është skuadra që ka kontrolluar më së miri topin në këtë turne dhe ajo që ka lënë përshtypjen më të mirë te të gjithë.

Deschamps iu përgjigj me pak acarim atyre që i kërkonin llogari për shumë pak gola të shënuar nga kombëtarja e tij (dy autogola dhe një penallti nga Mbappé në pesë ndeshje të luajtura deri më tani):

“Nëse jeni të mërzitur, shikoni diçka tjetër. Përndryshe Kampionati Evropian është një turne i veçantë, shumë i vështirë për të gjithë. Skuadra ka arritur rezultate të rëndësishme në një moment të vështirë për Francën”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.