“Euro 2024” dhe “Topi i Artë”…

Jude Bellingham mund të fitojë Topin e Artë nëse me Anglinë e tij fiton edhe Evropianin gjerman. Por nëse Euro 2024 fitohet nga Spanja, atëherë zgjerohet harta e kandidatëve.

Topi i Artë dukej i destinuar për Vinicius këtë sezon, por performanca e dobët e anësorit madrilen në Cupën e Amérikës, në të cilën ai humbi në çerekfinale me Brazilin si dhe u pezullua për shkak të kartonëve të verdhë, ka hapur mundësinë e alternativa të tjera. E më e rëndësishmja është ajo e Jude Bellingham. Anglezi do të kishte shumë shanse për ta arritur Topin e Artë nëse fitonte Evropinin.

Ai do t’i kombinonte dy titujt  e tij me Madridin, Ligën e Kampionëve dhe La Ligën, me titullin e parë me Anglinë që i mungon që nga viti 1966. Do të ishte një sukses. Një treshe trofesh që me siguri do ta afronte përfundimisht me çmimin. Por gjërat mund të jenë shumë ndryshe nëse Spanja fiton finalen. Do të rihapej opsioni i Vinicius si dhe mundësia që një lojtar spanjoll të ëndërronte të shpallej lojtari më i mirë në botë.

Rodri është ai me më shumë vota. Ai është një lojtar potencial dhe do të kishte në rekordin e tij arritjet në Premierë Ligë dhe në Evropian, si një lojtar rezervë. Edhe Carvajal, mbrojtësi i djathtë do të kishte një listë thuajse të pakrahasueshme titujsh, La Liga dhe Champions me Realian e Madridit  dhe Evropiani me Spanjën.

Kështu finalja e Evropianit zgjidh një çmim në të cilin Bellingham shfaqet si favorit kryesor. Nëse anglezi fiton Evropianin dhe luan një ndeshje të mirë, Topi i Artë mund të jetë i tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.