“Para së gjithash, jam i lumtur që jam këtu dhe përfaqësoj Italinë. Padyshim që do të jemi gati për këtë eveniment të madh, që është një kompeticion unik dhe që pata fatin ta fitoj. Ne jemi të gjithë këtu tani për të mbrojtur titullin tonë dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të arritur në finale”, ka deklaruar kapiteni i kombëtares italiane Gianluigi Donnarumma gjatë një interviste në faqen e UEFA-s, në funksion të Euro 2024.
Për ndeshjen debutuese kundër Shqipërisë, Donnarumma tha: “Shqipëria është një ekip i madh me lojtarë të rinj interesantë që kanë përvojë. Çdo ndeshje është e ndryshme, kështu që ne do të duhet ta përballojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje. Ne do duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshjeje, por tani po mendojmë të bëjmë mirë kundër Shqipërisë, do të shohim”.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.