Categories: LajmeSportFutboll

“Euro 2024”, Federata Spanjolle e Futbollit 400 mijë euro lojtarëve nëse fitojnë titullin

Federata Spanjolle e Futbollit ka përfituar deri tani 9.25 milionë euro për pjesëmarrjen, plus një milionë e gjysmë të tjerë për kualifikimin në fazën e 16-shes në Euro 2024. E duke filluar nga ndeshjet e kësaj faze, futbollistët do të përfitojnë nga njëqind mijë euro secili. Ndërsa nga çerekfinalja e më tej, ata do të fillonin të grumbullonin shuma për çdo fitore deri në arritjen e maksimumit prej 435,000 për suksesin në finale. Ky shpërblim për futbollistët e kombëtares spanjolle është përcaktuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, presidenti i së cilës, Pedro Rocha ka nënshkruar një marrëveshje me kapitenin Morata për këtë gjë. Logjikisht, ky shpërblim do të vijë sepse të ardhurat e Federatës do të rriteshin gjithnjë e më tepër nëse Spanja kalon raundet njëri pas tjetrit. 9.25 plus një milion e gjysmë euro për 16-shen, shtojmë 2.5 për çerekfinalet, katër për gjysmëfinalen, pesë për finalen dhe tre të tjera për titullin. Përveç kësaj, shtohen një milion euro për çdo fitore, duke përfshirë tre fitoret në fazën e grupeve dhe gjysmë milioni për çdo barazim. Në total, shuma maksimale që Federata spanjolle do të grumbullonte do të ishte gati 30 milionë euro. E nëse fiton titullin kampion evrope, Luis de la Fuente dhe stafi i tij do të marrin të njëjtat shpërblime, si dhe t’i ofrohet një kontratë e re si trajner deri në Botërorin 2026 për një shumë prej dy milionë euro në vit, plus shpërblime të veçanta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

13 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

13 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

13 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

13 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

13 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

13 hours ago

This website uses cookies.