Spanjë-Angli është finalja mbretërore e kampionatit Europian 2024. Dy përfaqësueset do të përballen në “Olimpiastadion” të Berlinit më datë 14 korrik në orën 21:00. Spanja vjen si favorite në këtë përballe, me lojën që ka zhvilluar deri më tani, por edhe sepse është mësuar me finalet, mjafton një statistikë; Spanja ka fituar tre kupa Europiane nga katër të zhvilluara.
Skuadra e De La Fuentes ka krijuar gjithashtu një seri fitoresh prej tetë ndeshjesh radhazi, hera e fundit që ekipi spanjoll ia doli të fitonte nëntë përballje rresht ishte në vitin 2012, një ecuri që përfshiu ngritjen e trofeut. Një sukses i tillë do t’i jepte Spanjës titullin e katërt europian, askush nga përfaqësueset nuk e ka bërë diçka të tillë në Europë.
Pas një rruge të gjatë e të mundimshme, Anglia do të tentojë me patjetër t’i shkojë deri në fund kësaj aventure. Gareth Southgate është trajneri i parë që udhëhoqi “Tre Luanët” në dy finale Europiane. 27 përballje mes tyre, sfida e parë e zhvilluar mes tyre është më 15 maj të vitit 1929, një miqësore që në atë kohë ekipi iberik fitonte 4-3, ndërsa sfida e fundit është më 15 tetor të vitit 2018-të, Anglia fitonte 3-2 në Ligën e Kombeve e vlefshme për Grupin A.
Nga 27 përballje 14 fitore i përkasin Anglisë, 10 fitore Spanja, dhe tre ndeshje kanë përfunduar në barazim. Por ajo që ka rëndësi është sfida e së dielës, ku askush nuk dëshiron të gabojë.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.