caec93162e554832b37fb2e357c5b13d
Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kampin bazë ku do të stacionohet Kombëtarja shqiptare gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e Euro 2024!
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se qendra ku do të qëndrojë skuadra kuqezi përgjatë finaleve të turneut quhet “SportCentrum Kaiserau“, një kompleks nga më të mirët në Gjermani për ekipe sportive në afërsi të Dortmundit.
Qendra stërvitore është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave dhe ka eksperiencë të pasur, pasi aty janë grumbulluar për faza përgatitore apo për turne në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut të Fildishtë apo klube si FC Bajern Mynih, Real Madrid, FC Liverpul, FC Porto, Borusia Dortmund, Shalke 04, Valencia, Atletik Bilbao, Udinese, Legia Varshavë, Borusia Mënshengladbah, Verder Bremen, RB Lajpcig, Eintraht Frankfurt, Volfsburg, Union Berlin, Fortuna Dyseldorf, Roda Kerkrade, Standard Liezh, Los Anxheles Galaksi, SC Paderborn, Shtutgart, Hamburger, Bohum, Arminia Bielefeld dhe Dinamo Dresden.
24 orë para çdo ndeshjeje ekipi Kombëtar do të transferohet në qytetin ku do të luhet dhe pas ndeshjes do të kthehet përsëri në kampin bazë për të vijuar përgatitjet.
Bëhet fjalë për një qendër ekselence sportive që ofron të gjitha kushtet e duhura, duke përmbushur kërkesat e stafit teknik. Trajneri Silvinjo dhe stafi i FSHF-së vizituan dy ditë më parë lokacionet e sugjeruara nga UEFA dhe më në fund pas një pune këmbëngulëse arritën të sigurojnë shërbimet e kësaj qendre stërvitore.
Kampi bazë i Shqipërisë është përzgjedhur në një lokacion që ka pranë 6 prej 10 stadiumeve që do të presin ndeshjet e turneut.
Shorti i 2 dhjetorit e pozicionoi Shqipërinë në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e Dortmundit, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin e Hamburgut.
Ndeshja e tretë e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.