“EURO 2024”, FSHF studion 3 qytete
Një grup pune i caktuar nga FSHF ka nisur të studiojë alternativat e vendeve ku mund të akomodiohet ekipi kuqezi në rast kualifikimi për në Euro 2024. Edhe pse nuk kemi ende një konfirmim zyrtar për shkak të matematikës, drejtuesit e federatës janë vënë në lëvizje për të evidentuar disa vende të mundshme ku skuadra mund të akomodohet.
8 vite pasi kombëtarja u vendos në Perros-Guirec, lokalitet në veri të Francës, këtë herë tre vendet më të mundshme ku skuadra mund të qëndrojë janë në Genselkirchen, Hamburg dhe Stuttgart. Nuk kemi ende një ide se ku mund të shortohet Shqipëria në rast kualifikimi por për treja këto lokacione janë në lojë pasi secila prej tyre i ka të gjitha komoditetet e mundshme.
Edhe pse përfaqësuesit e FSHF janë në fazë studimi, momentalisht po kalon në sitë cdo detaj dhe menjëherë pas hedhjes së shortit në datën 2 dhjetor ku do të mësohen stadiumet dhe qytetet ku do të luajë Shqipëria, do të merret një vendim përfundimtar mes tre qyteteve që janë piketuar bashkë me hotelet përkatëse që kanë në dispozicion edhe ikomplekset stërvitore e të izoluar nga mediat.