Euro 2024 futboll femra, trajneri Krepi: Kam bindje që skuadra do të bëjë performancë të mirë

Kombëtarja U-19 në futboll për femra, në gjirin e së cilës bëjnë pjesë edhe disa futbolliste të Vllaznisë, ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Qipros, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri shkodran Kreshnik Krepi foli për përgatitjet e skuadrës, ndërsa tregoi edhe objektivat që ka Shqipëria e tij në këto sfida.
Ndeshjet eleminatore për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024 do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”, ku në ditën e parë, krahas duelit, Shqipëri-Qipro do të luhet edhe ndeshja tjetër, Skoci-Lihtenshejn.