Edhe pse Gjermania është njëra prej shteteve të Europës, e cila është mbipopulluar nga hotelet dhe “Airnbnb”, “Euro 2024” ka bërë që ky sistem të shtrenjtohet shumë për shkak të kërkesës së madhe.
Tifozët e Shqipërisë dhe ato të shteteve të tjera, të cilët janë pajisur me një biletë vetëm në ditët e fundit do ta kenë shumë të vështirë që të gjejnë vende ku mund të pushojnë pasi hotelet dhe shtëpitë me qira thuajse janë të gjitha të zëna.
Sipas një reportazhi në mediet angleze sistemi është aq i mbingarkuar sa tani dy netë në çadër, në një kamp pranë Gelsenkirshenit, kushtojnë plot 556 stërlina (658 euro).
Autoritet përkatëse në landin e Ruhrit kanë vënë re se hotelet dhe “Airbnb”-të janë të zëna dhe për këtë motiv kanë vendosur tenda në zona të caktuara, të cilat mund të rrezervohen nga tifozët të paktën për dy netë.
Tendat lluksoze kushtojnë 556 stërlina (658 euro) për dy netë ndërsa tifozët, të cilët kanë tendat e tyre do të duhet që të paguajnë për vendin plot 128 paund (150 euro) nata.
Tifozët shqiptarë për të evituar pagesa të larta bëjnë mirë që të akomodohen në qytete pranë stadiumeve ku do të mbahen takimet dhe të udhëtojnë drejt destinacionit të dëshiruar ditën e takimit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.