Euro 2024: Itali–Shqipëri një rekord televiziv, u pa nga rreth 11 milionë telespektatorë italianë
Ndeshja Itali–Shqipëri që u zhvillua të shtunën në kuadër të eliminatoreve të Euro 2024 ka shënuar një rekord televiziv për Italinë.
Plot 11 milionë telespektatorë italianë raportohet se panë të tronditur momentin kur skuadra e tyre u gjet në disavantazh që në 23 sekondat e para nga goli i Nedim Bajramit, sipas të dhënave nga shërbimet matëse të audiencës në Itali.
Rreth 10.130.000 telespektatorë ndoqën kanalin Raiuno me 55,17% të audiencës atë moment dhe 450 mijë kanalin Sky me 2,45% të audiencës totale.
Pjesa e parë e ndeshjes regjistroi dhe 10.454.000 spektatorë, ndërsa pjesa e dytë mbi 10,3 milionë.
Ndeshja e radhës për Italinë është planifikuar të enjten e 20 qershorit, në sfidën kundër Spanjës në orën 21:00.
Shqipëria do të sfidojë Kroacinë një ditë më parë, më 19 qershor në orën 15:00 te stadiumi i Folkparkshtadionit në Hamburg, ku do të përcaktohet fati i skuadrës së tretë në renditje. /Ansa