Euro 2024: Italia humbet një tjetër mbrojtës
Një tjetër lajm i keq për Spallettin përpara Kampionatit Evropian. Mbrojtja italiane, tashmë pa Acerbin, humbet gjithashtu Giorgio Scalvini: mbrojtësi u dëmtua në minutat e fundit të ndeshjes së fundit të kampionatit mes Atalantës dhe Fiorentinës.
Giorgio Scalvini pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gju, do të operohet dhe do të kthehet në fushë vetëm në vitin 2025.
Federata italiane (FIGC) ka zyrtarizuar thirrjen e Federico Gatti. Lojtari i Juventusit, i cili sot do të jetë në Coverciano së bashku me lojtarin e Atalantas, Scamacca, zë vendin e të dëmtuarit Giorgio Scalvini Deri më 6 qershor, trajneri Spalletti do të duhet të komunikojë listën e 26 lojtarëve që do të luajnë Kampionatin Evropian në Gjermani.
Kujtojmë që italianët do të debutojnë në Euro 2024 në 15 qershor në sfidën përballë Shqipërisë.