Euro 2024, ja 20 mesfushorët më të mirë
Fabian Ruiz është mesfushori më i mirë i fazës së grupeve të Euro 2024. Ish-mesfushori i Napolit udhëhoqi Spanjën drejt kualifikimit të hershëm për në 16-she me dy paraqitje superlative, një gol kryevepër dhe madje edhe një asist. Në fund, trajneri Luis de la Fuente, për shkak të ndeshjes tashmë të parëndësishme ndaj Shqipërisë, vendosi ta ruajë forcat për në fazën e 16-shes. Jamal Musiala është kandidat për të qenë ylli i turneut, ai sigurisht që është për Gjermaninë. Cilësia dhe personaliteti veteran dhe më e mira nuk ka ardhur ende.
Kevin De Bruyne ishte një zhgënjim në Katar 2022, këtë herë ai merr për dore Belgjikën në një moment delikat, duke tejkaluar performancën e tij në ndeshjen kundër Rumanisë. Morten Hjulmand e konfirmon veten si keqardhje e emrave të mëdhenj italianë: si është e mundur që e lanw të ikë për vetëm 19 milionë? Për kampionët e së nesërmes, kujdes Arda Guler, ndërsa Gundogan dhe Kroos janë siguritë e së tashmes.
Së fundi, N’Golo Kante rezulton të jetë përjashtimi në mesin e lojtarëve që përfunduan në Arabinë Saudite: nga të gjithë, ai është i vetmi që po ruan një standard të shkëlqyer edhe në Kampionatin Evropian.
Të pranishëm dy lojtarë të Serisë A: napolitani Lobotka dhe bolonjezi Aebischer, protagonistë përkatësisht me Sllovakinë dhe Zvicrën.
Top 20:
7,25 FABIAN RUIZ (Spanja)
6,83 MUSIALA (Gjermania)
6,67 DE BRUYNE (Belgjika)
6,67 HJULMAND (Danimarka)
6,67 LOBOTKA (Sllovakia)
6,67 AEBISCHER (Zvicra)
6,67 ARDA GULER (Turqia)
6,5 SABITZER (Austria)
6,5 HOJBJERG (Danimarka)
6,5 KANTE (Franca)
6,5 KOCHORASHVILI (Gjeorgjia)
6,5 GUNDOGAN (Gjermania)
6,5 KROOS (Gjermania)
6,5 BERNARDO SILVA (Portugalia)
6,5 SOUCEK (Republika Çeke)
6,5 DANI OLMO (Spanja)
6,5 PEDRI (Spanja)
6,5 RODRI (Spanja)
6,5 XHAKA (Zvicra)
6,5 SHAPARENKO (Ukraina)