Euro 2024, Kroacia shpall listën, Daliç i pari që tregon “armët”
Komisari teknik i Kroacisë ka zyrtarizuar pak momente më parë listën provizore të futbollistëve, të cilët do të kenë mundësi të përfaqësojnë vendin e tyre në Euro 2024.
Kështu Kroacia bëhet përfaqësuesja e parë e Grupit B, i cili plotësohet nga Spanja, Italia dhe Shqipëria, e cila tregon “armët”.
Në listën provizore të Daliç vihen re emra të rëndësishëm të futbollit siç janë ato të Modriç, Perisiç, Gvardiol dhe Vida.
Në këtë listë spikat edhe prania e Marselo Brozoviç. Edhe pse mesfushori ka thuajse tetë muaj që aktivizohet në Arabinë Sauditë, Daliç e ka ende në fokus.