Euro 2024, luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve
Ndeshjet e treta të Grupeve E dhe F do të plotësojnë sot tablonë e plotë të 16 skuadrave më të mira të Europës.
Në Grupin E mbizotëron ekuilibri pasi të katër skyadrat në dy takimet e para kanë mundur që të grmbullojnë secila nga tri pikë. Rumania kryesuese do të ndeshet në orën 18:00 me Sllovakinë e vendit të tretë ndërsa vendi i dytë, Belgjika do të ndeshet me Ukrainën.
Disi më e qartë është situate në Grupin F ku Portugalia (e para me 6 pikë) do të ndeshet në orën 21:00 me Gjeorgjinë (e katërta me 1 pikë). Në po të njëjtën orë luhet edhe ndeshja tjetër e këtij gurpi mes Turqisë (vendi i dytë më 3 pikë) dhe Republikës CCeke (vendi i tretë me 1 pikë).