Euro 2024, Marciniak do të vendosë drejtësi në sfidën Zvicër-Itali
UEFA ka zyrtarizuar arbitrin e ndeshjes Zvicër-Itali, që do të hapë serinë e ndeshjeve me eliminim direkt dhe do të luhet të shtunën në orën 18:00 në “Olympiastadion” të Berlinit.
Gjyqtari kryesor i sfidës që vlen një vend në çerekfinale do të jetë polaku Szymon Marciniak, i ndihmuar nga anësorët Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik.
Në VAR Tomasz Kwiatkowski i ndihmuar nga Bartosz Frankowski dhe Bastian Dankert. Zyrtari i katërt do të jetë argjentinasi Facundo Tello.